4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Lushaku-Sadriu: Kryeministri qenka munduar të shfajsohet për përmbajtjen e doracakëve

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se përmbajtja e doracakëve nuk është shkruar, e as miratuar në mandatin e tij qeverisës.

Lushaku-Sadriu tha se kryeministri është munduar të shfajsohet për përmbajtjen e doracakëve, ndërsa shton se vet ministrja Arbërie Nagavci është krenuar me doracakët e miratuar dhe promovuar në vitin 2023.

“Kryeministri qenka munduar të shfajsohet për përmbajtjen e Doracakëve sonte me video. Vet ministrja është krenuar me doracakët e miratuar dhe promovuar në vitin 2023! Kjo është e vërteta ‘e saktë’ e verifikuar nga shumë burime”, shkroi Lushaku-Sadriu.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...