Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur gjasat e krijimit të një qeverie nga opozita nëse partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje, dështon në krijimin e institucioneve të reja të vendit.
“E para ka një rend kushtetues që jep afate kohore se kush tenton i pari, pastaj edhe të tjerët. Ju i keni parë kontaktet e disa prej liderëve opozitare kanë qenë publike, nuk ka opozitë por janë disa parti politike, dhe aty normalisht që kërkohet një harmonizim edhe programor edhe të kapaciteteve njerëzore.Ne jemi të hapur se kur të na vie radha të tentojmë të bëjmë shumicën dhe jemi shumë të hapur”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
Ndër tjera, ajo ka shtuar se opozita po e bënë maksimumin që kur t’u vie rendi i formimit të institucioneve, t’i krijojnë ato.