1.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Lushaku-Sadriu në Lipjan: Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm

Kandidatja për deputet në radhër e LDK-së, njëkohësisht edhe drejtorëshë e arsimit në kryeqytet, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mbajtur një takim me Forumin e Gruas në Lipjan.

Lushaku-Sadriu, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se në këtë takim diskutuan për ndryshimet që duam të sjellim.

Ndërsa theksoi se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të madh për të siguruar të drejtat, mundësitë dhe barazinë që gratë meritojnë.

“Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm!

Një takim i mrekullueshëm me Forumin e Gruas në Lipjan, ku salla ishte e mbushur si kurrë më parë për të bërë ndryshimin.

Me gratë nga Lipjani, Lipjani i kryetarit kampion Imri Ahmeti dhe kryetares se Forumit të gruas Anila Reçica Llugiqi folëm për ndryshimet që duam të sjellim.

Si kryetare e Forumit të Gruas së Lidhjes, iu tregova atyre se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të madh për të siguruar të drejtat, mundësitë dhe barazinë që gratë meritojnë.

Angazhimi ynë për ndryshim me kryeministër Lumir Abdixhiku dhe programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për fuqizimin e grave në punë, politikë, biznes dhe në shoqërinë kosovare do të jetë i palëkundshëm”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Jehona Lushaku-Sadriu kandidon me numër 9./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...