7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Lushaku-Sadriu: Se ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prishtinës

Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se edhe në shkollën “Dardania” ka marrë fund kjo ngarkesë, si për nxënësit, ashtu edhe për prindërit e tyre.

“Jam shumë e lumtur që përfundimisht nxënësit e shkollës ‘Dardania’ në Prishtinë nuk do të mbajnë mësim në ndërrimin e tretë. E gjysmëvjetori i dytë, nxënësit do t’i gjejë me klasë të renovnuara e me një shkollë moderne që i ngjason shkollave evropiane”.“Fëmijët tanë meritojnë shkollim cilësor”, shkroi Lushaku-Sadriu. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...