Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur dyshime që pushteti i Albin Kurtit mund të ketë implikime financiare me Serbinë.
Ai ka quajtur të gabuar bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari me terroristin, Milan Radojqiq.
“Në seancë parlamentare kemi kërkuar të kemi debat për këtë skandal që e ka përfshi Kosovën gjatë qeverisjes së Kurtit dhe vet Parlamentin. Po shihet qartë që ka pas dyfytyrësi që nga ardhja e Vetëvendosjes pasi kanë thënë që s’ka koordinim me Listën Serbe”, u shpreh ai.
Lushtaku aludon se përpos bisedës, pushteti i Vetëvendosjes mund të shkoj edhe më larg me bashkëpunim me serbët.
“Neve na bënë të dyshum që ka edhe fakte të tjera që ata kanë koordinime të tjera ndoshta financiare dhe për denigrimin e shtetit të Kosovës dhe shumë vlerave të rëndësishme siç janë veteranët e luftës dhe UCK-ja”, ka thënë ai. /Njeshi/