Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas intervistës së fundit të presidentes Vjosa Osmani, duke e quajtur atë një moment vendimtar që konfirmon korrupsionin brenda qeverisë.
Kërkesa e hapur e zonjës Osmani, për largimin e ambasadorit Martin Berishaj ka hedhur dritë mbi lidhjet e tij me GEN-in serb.
Haziri theksoi se deklaratat e Vjosa Osmanit janë një “bombë” për qeverinë, duke sugjeruar se ato tregojnë qartë për thellësinë e korrupsionit qeveritar.
Ai gjithashtu kritikoi mos-koordinimin e qeverisë me presidencën, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përdorim politik të situatës.