0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Lutfi Haziri i reagon Isa Mustafës

Ish-kryeministri Isa Mustafa tha se beson që partitë opozitare e kanë parë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe meqë ky dokument u prezantua në takimin me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Ish-kreu i LDK-së u shpreh i bindur se nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, e ka konsultuar draftin sikurse edhe të gjithë krerët e opozitës që ishin në takim, duke shtuar se përfaqësuesi i BE-së nuk ka pasur arsyeje që dikujt të ia prezantojë dokumentin e dikujt jo.

Për këtë deklaratë të ish-shefit të partisë ka reaguar Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Haziri në një prononcim për Insajderin tha se çdo lloj dokumenti dhe çdo lloj procesi që ka ndodhur në Kosovë e di dhe e përcjell.

“Unë çdo lloj dokumenti edhe çdo lloj procesi qe ka ndodhur në Kosovë edhe ndodh në Kosovë e di dhe e përcjelli edhe kam burime, kështu që ai [Isa Mustafa] e ka konfirmuar diçka çka beson”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...