Gjobat janë shqiptuar për shkelje të ndryshme të Kodit të Etikës, duke përfshirë përdorimin e gjuhës nxitëse të urrejtjes, përdorimin e resurseve publike për qëllime elektorale, vendosjen e materialit propagandistik në hapësira publike pa leje dhe përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës.
Sipas vendimeve të PZAP, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson listën e shkelësve me 30 raste të evidentuara, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20 raste, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19 raste, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8 raste dhe Koalicioni për Familjen me 5 raste.
Në aspektin financiar, gjobat janë shpërndarë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 171,000 euro
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 125,000 euro
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 97,500 euro
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 66,200 euro
Koalicioni për Familjen – 26,100 euro
Lista Serbe – 13,500 euro
Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 3,000 euro
SRB Demokratija – 7,500 euro
Partia Kosovksi SRBA – 7,200 euro
Nova Stranka – 1,500 euro
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 1,500 euro
Partia e Ashkalinjve për Integrim – 1,000 euro./Njeshi/
Viktima e vetaksidentit të sontëm, ishte punonjës i ‘Hidrodrini’-t, reagon kompania