I pyetur se kujt do t’ia linte pasurinë e tij, kohë më parë, Lagerfeld kishte thënë: “Mes të tjerësh, edhe maces sime”.
“Mos u shqetësoni, ka mjaftueshëm për të gjithë”, kishte shtuar ai.
Macja në fakt ka qenë frymëzimi i Lagerfeld për koleksionin e vitit 2015, “Choupette në dashuri”.
Vitin e shkuar, gazetarët i kishin kujtuar Lagerfeldit se, në Francë ku ai jetonte nuk lejohet ligjërisht t’i lihet pasuria një maceje.
“Fatmirësisht unë nuk jam francez”, ishte përgjigjur ai. E në fakt, në Gjermani nga ku Lagerfeld vjen, kjo është e mundur. /Njeshi&TCh/
]]>