16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Macron flet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në takimin me Ramën

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka lartësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për siç e cilësoi ai, unitetin e krijuar në rajon, me rastin e pritjes së fundit në një samit në Tiranë, të presidentit ukrains, Volodymir Zelensky.

Sipas Macron, ky ishte një moment i rëndësishëm, për mbështetjen ndaj Ukrainës, dhe popullit të saj, dhe gjithë çështjet rajonale në veçanti për normalizimin e nevojshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

”Qëndrimet tuaja janë dëgjuar dhe janë të vlefshme. Diskutimi i sotëm, do të na lejojë të vazhdojmë këtë rrugë dhe të bëjmë një bilanc të të gjitha projekteve që kemi hapur së bashku 6 muaj më parë për të konsoliduar dhe forcuar partneritetin tonë të çmuar”.

 

 

Këtë qëndrim, Macron e dha gjatë një adresimi për media që pati para drekës së punës me rastin e pritjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Paris./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...