9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Macron i ashpër me aleatët: Nuk duhet ti kufizojmë ndihmat ushtarake – edhe tanket nuk dëshironim t’i dërgonim, por i transferuam në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi të enjten se kufizimi i mbështetjes për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, Kievit mund t’ia sjell humbjen dhe të shkatërrojë besueshmërinë dhe sigurinë e Evropës.

“Nëse Rusia e fiton këtë luftë, besueshmëria e Evropës do të reduktohet në zero”, tha Macron në një intervistë me transmetuesit francezë TF1 dhe France Television

Duke e quajtur konfliktin në Ukrainë “ekzistencial për Evropën tonë dhe për Francën”, lideri francez tha se kushdo që mbron “kufizimet” në ndihmën për Ukrainën – “zgjedh humbjen”.Ai tha se kishte “shumë kufizime në fjalorin tonë” që nga pushtimi rus në muajin shkurt të vitit 2022

“Dy vjet më parë ne thamë se nuk do të dërgonim kurrë tanke. E bëmë. Dy vjet më parë, ne thamë se nuk do të dërgonim kurrë raketa me rreze të mesme veprimi. Ne bëmë”, tha ai. “Ata që thonë ‘të mos mbështesim Ukrainën’ nuk bëjnë zgjedhjen e paqes, ata bëjnë zgjedhjen e humbjes”, shtoi 46-vjeçari.

Franca ka “të gjitha opsionet” në tryezë për mbështetjen e Ukrainës, tha Macron.“Nëse situata përkeqësohet, ne do të jemi gati” për të parandaluar fitoren e rusëve, por ai gjithashtu tha se vendi i tij “nuk do të shkonte kurrë në ofensivë”.

“Ne kurrë nuk do të marrim iniciativën. Jo në atë situatë”, shtoi udhëheqësi francez, i cili u pyet edhe për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë. “Ne nuk jemi në atë situatë sot”, u përgjigj presidenti francez.

Ndryshe, Macron shkaktoi polemika muajin e kaluar kur tha se nuk përjashtohej mundësia e dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë. Gjermania, Polonia, Italia, Britania e Madhe dhe NATO menjëherë reaguan duke thënë se nuk do të dërgonin trupa në shtetin ukrainas për të luftuar kundër Rusisë /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...