15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Macron mirëpret Bidenin në Paris, Ukraina në krye të agjendës

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka mirëpritur të shtunën presidentin amerikan, Joe Biden në Paris, duke konsideruar që vizita e zyrtarit të lartë amerikan shpërfaq lidhjet e fuqishme mes dy shteteve për çështjet e sigurisë globale.

Biden është pritur me nderime të larta dhe dy presidentët më pas kanë kryer homazhe te ushtarët e rënë gjatë luftës, si dhe janë takuar me veteranë të Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia zyrtare ka nisur në Harkun e Triumfit në Paris.

Më pas, të dy, bashkë me zonjat e para, janë nisur drejt Pallatit Elysee për një drekë pune.

Macron dhe Biden do të deklarohen për media më vonë gjatë ditës.

Temat kryesore përgjatë diskutimeve të tyre do të jenë Izraeli, çështjet tregtare dhe Ukraina.

Biden është në Francë prej 5 qershorit, dhe bashkë me Macronin, kanë marrë pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit të trupave ushtarake të forcave aleate në Normandi, veprim që më pas ka rezultuar me mposhtjen e nazizmit në Luftën e Dytë Botërore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...