Gjatë qëndrimit të tij në Lozanë, Presidenti i Francës Emmanuel Macron pati një takim me studentët e Universitetit të Lozanës.
Sipas medias 24heures.ch, gjatë fjalimit të tij, Macron u pyet nga publiku për situatën aktuale në Ballkan.
Macron gjatë diskutimit, raportohet se ka diskutuar edhe për tensionet në Kosovë.
Ai shpreson se drejtuesit e dy vendeve Kosovës e Serbisë ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në deeskalim të situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve.
Megjithatë Macron ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.
“Jam i shqetësuar për këto pjesë, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, përfundon ai.
Në vazhdën e dialogut, sot në Bruksel po zhvillohet takim mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Fillimisht, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, takoi Petar Petkoviq, derisa aktualisht ndodhet në takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin, dhe nëse të dyja palët kanë vullnet do të zhvillohet edhe një takim tre palësh.