4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Macron thotë se mund të ketë masa ndëshkuese ndaj Kosovës e Serbisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në fjalimin e tij para ambasadorëve francezë nëpër botë ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi

I pari i shtetit francez tha Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet nga të dyja palët dhe se është një udhërrëfyes i mirë.

Ai tutje tha se duhet angazhim për zgjedhjet në katër komunat veriore, poashtu riangazhim i serbëve në institucionet e Kosovës, ndërsa shpreson se paqja të kthehet në Veri të vendit.

“Sa i përket dallimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe besoj se prpozimi franko-gjerman është një udhërrëfyes i mirë, është përkrahur nga negociatorët evropian dhe përfaqësuesi ynë, ndaj pritet një angazhim i qartë nga të dyja palët. Dhe angazhimi i pritshëm për zgjedhjet komunale, riangazhimi i serbëve në institucionet e Kosovës, njohja e komunave në Veri të Serbisë, në emër të autoriteteve të Kosovës. Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë”.

Presidenti francez ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse ato “nuk sillen me përgjegjësi”.

“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi”, shtoi Macron.

“Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.//Njeshi//

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...