8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Madeleine Albright së shpejti viziton Kosovën

Në njoftimin e publikuar nga ambasadori Arbër Vllahiu, paralajmërohet vizita e Albright në Kosovë në një periudhë jo të largët kohore.

“Zonja Sekretare, Madeleine Albright, në pragun e shtëpisë sonë, të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë, pas takimeve në Qendrën Amerikane në Pragë. E mirëpritur si gjithëherë dhe me shumë krenari. Zonja Sekretare shprehu gëzimin e saj për punën e Ambasadës sonë, që ndanë mjediset e punës me Qendrën Amerikane dhe me Ambasadën e SHBA-së në Pragë. Një bashkëpunim i jashtëzakonsëm me ambasadorin amerikan, Stephen B. King. Zonja Sekretare, e lumtur që do të mund ta vizitojë Kosovën në një periudhë jo të largët kohore. Krenarë me miken e Kosovës dhe të nderuar për ngrohtësinë dhe përkrahjen e saj” shkruan Vllahiu në njoftim

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...