Me qindra familje do të ndihmohen edhe këtë vit duke filluar nga kjo e Premtë, sikur çdo vit tjetër nga iniciativa tradicionale që vie nga Shoqata ‘PEJA’ në Nju Jork.
Kryetari i kësaj Shoqate, Rejmond Zeka, konfirmoi në ‘RADIO 1’, se për këtë aksion kësaj radhe janë mbledhur 23 mijë e 300 ($) dollar.
‘Me kënaqësi ju informojmë dhe për hir të transparencës në princip, se nga inciativa që patëm, janë tubuar 23 mijë e 300 dollar. Shpërndarja fillon nga dita e Premtë. Poashtu krahas kaj, kemi dhe një lajm të mirë të dytë, se nga këto mjete, mbështetje për familjet në nevoj, përveç Pejës me rrethinë do pasojnë edhe në Istog, Deçan dhe Junik. Si çdoherë shpërndarjen e bënë Shoqata ‘Bereqeti’ dega në Pejë.”-deklaroi Zeka në ‘RADIO 1’.
Për bashkatdhetarët pejan në këtë inciativë, solidariteti dhe humanizmi, ka kohë që janë bërë kryefjalë dhe traditë e këtij komuniteti, të cilët nëpërmjet Shoqatës ‘PEJA’ në Nju Jork, mbështesin familjet në nevojë, në pothuaj secilën festë kombëtare, fetare e globale.
Nisma për mjetet financiare në Nju Jork, ishte e hapur nga data 10 Mars deri më 25 Mars.
Ndryshe, Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork kanë qenë mbështetëse e fillimit të projektit ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ që në hapërimet e para në vitin 2019./RADIO 1/