4.7 C
Pec
E martë, 28 Nëntor, 2023

Maduro kërkon takim me Trumpin

Ministri i jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza ka thene se SHBA, po përpiqen të rrëzojnë qeverinë e Nikolas Maduro, dhe ka kërkuar që sa më shpejtë që është e mundur të oganizohet një takim në mes presidentëve të dy vendeve ide që administrata amerikane e ka refuzuar.

Arreaza, iu drejtua Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB-së, që të ndihmoj në organizimin e një takimi Maduro dhe Trump, ku do të bisedohej rreth dallimeve mes tyre dhe gjetjen e një zgjedhje të situatës së krijuar.

Ai tha gjithashtu se vendi i tij ka humbur 30 miliardë dollarë nga sanksionet e vëna nga SHBA-të në vitin 2017.

Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence përjashtoi çdo mundësi të takimit të presidentit Tramp me Maduron. Ai ka thënë se e vetmja gjë që mund të bisedohet me Maduron, është data e largimit të tij, tha Pence.

SHBA-të dhe dhjetëra vende të tjera kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, si president legjitim i Venezuelës, por Maduro, ende kontrollon ushtarinë dhe kompaninë e naftës Petroleos de Venezuela SA, e cila siguron 90 për qind të të ardhurave të eksportit në vend.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...