Zëvendës presidentja, Delcy Rodriguez, deklaroi se mbyllja e kufirit me Kolumbinë është “e pjesshme”.
BBC njoftoi se ushtarët venezuelas kanë hapur zjarr dhe kanë vrarë dy persona në kufi me Brazilin.
Dhuna është dënuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përmes një deklarate përsëriti se “bota është duke vëzhguar atë se çfarë po ndodh në Venezuelë”.
Tensionet në Venezuelë janë rritur ndjeshëm që kur vendet e tjera nisën të dërgonin ndihma për qytetarët të ndodhur në krizë humanitare, por presidenti Maduro nuk i pranon ndihmat duke mohuar ekzistencën e krizës në Venezuelë.
Maduro i konsideron ndihmat e dërguara nga SHBA si një shfaqje të orkestruar.
Nga ana tjetër, lideri i opozitës, Juan Guaido, i cili e ka vetëshpallur veten president të vendit dhe shumë vende përfshirë këtu edhe SHBA e kanë njohur atë si president, po përpiqet të marrë ndihmat e dërguara nga SHBA
]]>