27.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Mahniten arkeologët në Durrës, optimistë se do të zbulohet edhe mozaiku i katërt

Gërmimet në qytetin e Durrësit kanë nxjerrë në dritë tre mozaikë dhe ndërkohë gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e një të katërti.

Nëntoka e gjimnazit Gjergj Kastrioti duket se po rishkruan historinë 2300-vjeçare të pazbuluar më parë të Durrësit, raporton ReportTv.

Shtresëzimet e strukturave murale deri më tani kanë nxjerrë në pah jo vetëm tre mozaikët më të mëdhenj në Durrës, por edhe një sërë afreskesh stili i të cilave ngjason me ato të Pompeit.

Përpos tyre, mbindërtimi i strukturave murale të godinave, nis që prej shekullit të III Para Erës Sonë dhe shfaq ndryshime të vazhdueshme deri në shekullin e IV Pas Erës Sonë, me një kulm të lulëzimit dhe luksit përgjatë shekullit të I dhe II.

Arkeologu Luan Përzhita shprehet entuziast për këtë sit arkeologjik dhe e sheh atë si një ndër zbulimet më të rëndësishme të Durrësit, që prej zbulimit të amfiteatrit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...