22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Majko: Millosheviqi donte të destabilizonte Shqipërinë, me varka do sulmohej Italia

Operacioni “Patkoi”, i cili shërbeu për nisjen e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO, pasi synonte pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga policia dhe ushtria serbe, për Pandeli Majkon ishte një plan i Sllobodan Millosheviçi për të destabilizuar Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.

Ish-kryeministri shqiptar gjatë kohës së Luftës së Kosovës rrëfeu në emisionin “Debat” në A2 CNN, se ky operacion s’ishte dosido, pasi Beogradi synonte një skenar të ngjashëm me Bosnjën, me një valë të paprecedentë emigrantësh, duke shkaktuar një krizë humanitare që do të prekte edhe Greqinë e Italinë.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Patkoi”, ushtria Jugosllave dhe policia serbe në fillim të vitit 1999 “në një mënyrë të organizuar, me përdorim të konsiderueshëm të burimeve shtetërore” zhvilloi një fushatë të gjerë dhune kundër civilëve shqiptarë për t’i dëbuar ata nga Kosova dhe për të mbajtur kështu kontrollin politik të Beogradit mbi krahinë.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...