Një aksident me fatalitet ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Laç.
Automjeti e ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili dyshohet të ketë qenë në anë të rrugës dhe e ka marrë zvarrë me makinë për disa metra duke i shkaktuar plagë të mëdha në trup dhe kokë.
Për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin, shkruan TopChannel.
Ky është aksidenti i dytë brenda ditës që regjistrohet në Lezhë. Vetëm brenda një jave në Lezhë janë regjistruar 4 aksidente, ku dy prej tyre kanë pasur viktima./Njeshi/