6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Malaj takohet me Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, flasin për bashkëpunim në siguri mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj i shoqëruar nga Konsulli Françesk Fusha dhe Oficerja e Kontaktit Luljeta Ismajlukaj, zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, njofton se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë dhe rehabilitimit të të dënuarve, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes dy vendeve.

“Ambasadori Malaj theksoi mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e politikave që synojnë riintegrimin e personave të dënuar në shoqëri. Nga ana tjetër, Drejtori Dibrani vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy shteteve dhe angazhimin për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në këtë sektor të rëndësishëm. Takimi konfirmon përkushtimin e ndërsjellë mes dy vendeve tona për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, forcimin e institucioneve, si dhe avancimin e reformave në sistemet korrektuese respektive”, njofton Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...