21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Malet e Rugovës vazhdojnë të digjen nga zjarri bubulak, pamje nga vendi i ngjarjes

Malet e Rugovës janë duke u djegur derisa autoritetet po tentojnë në vazhdimësi t’i shuajnë zjarret. Të pranishmit, kanë shpërndarë pamje të flakëve të shpërndara.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendngjarje janë zjarrfikësit, FSK-ja, Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

“Gjatë gjithë ditës së djeshme në vendngjarje kanë qëndruar FSK-ja, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. Policia hedhur topa uji për të shuar zjarrin, ndërsa edhe KFOR’i ka ardhur në ndihmë me helikopterë. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht dhe njësitet relevante po merren me rastin. Rruga për në Shtupeq është e bllokuar për qytetarë dhe mund të kalojnë vetëm zyrtarët e institucioneve kompetente”, ka thënë Gashi.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që dalin në bjeshkët e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse thotë se zjarret mund të ndizen shumë lehtë shkaku edhe i temperaturave të larta.

“Unë iu kisha bë apel qytetarëve që dalin në bjeshkët e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse edhe temperaturat janë të lartë dhe lehtë mund të ndizen zjarre”, ka thënë Gashi.

Edhe ministri i Brendshëm ka thënë se po punohet pa ndërprerë që të shuhen zjarret. Tutje, Svecla tha se qytetarët dhe pronat e tyre në fshatin Shtupeq janë të sigurt dhe nuk ka nevojë për asnjë shqetësim.

“Gjendja e vatrave të zjarrit është lokalizuar dhe po punohet pandërprerë në vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të zjarrit si nga zjarrëfikësit, FSK-ja dhe KFOR-I, të cilët janë plotësisht të përkushtuar të përfundojnë me sukses këtë intervenim”.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se dje ka rënë zjarr në komunën e Pejës, në fshatin Shtupeq, rajoni i Rugovës. MPB menjëherë ka aktivizuar strukturat e saj dhe ka ndërmarrë veprime në monitorim, informim, si dhe koordinim të situatës emergjente. Njësitë e zjarrfikësve nga rajoni i Pejës dhe Gjakovës janë angazhuar me kapacitet të plotë në shuarje të zjarrit. Njëherit, në shuarje të zjarrit është angazhuar edhe Policia e Kosovës, me njësi të saj të veçanta si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...