15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Mali i Zi i falë NATO-së tokë me vlerë 15 milionë euro

Këtë terren e kanë vizituar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq dhe shefi i Shtatmadhorisë së Malit të Zi Dragutin Dakiq. Këshilli Suprem i Mbrojtjes ka vendosur që në Andrijevicë të formohet njësiti organizativ i Ushtrisë së Malit të Zi.

Bëhet fjalë për njësitin elitë të këmbësorisë i cili duhet t’i plotësojë standardet e përcaktuara të NATO-s, ka thënë ministri. Është precizuar se njësiti duhet të formohet deri në vitin 2020, dhe deri atëherë duhet të fillojë ndërtimi i objektit.

Pronarët e ngastrave, me dëmshpërblim, do t’i japin pronat e tyre për ndërtim të kazermës, shkruan gazeta  malaziase Vijesti.

Në Andrijevicë nuk e shikojnë të gjithë me simpati ardhjen e NATO-s në këtë rajon, ku kjo aleancë gjatë bombardimeve të vitit 1999 ka vrarë gjashtë njerëz.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...