24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Malisheva mëson kundërshtarin për Ligën e Konferencës

Vikingur nga Islanda do të jetë kundërshtari i parë i Malishevës në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shorti për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës u zhvillua të martën në Nyon, Zvicër. 

Malisheva u rendit në grupin e pestë dhe ishte në kategorinë e ekipeve jo bartëse gjatë shortit. 

Në sezonin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në futboll, Malisheva përfundoi në pozitën e tretë. 

Kjo është hera e dytë radhazi që Malisheva merr pjesë në kualifikimet për Ligën e Konferencës. 

Në sezonin e kaluar, skuadra ishte eliminuar në raundin e parë nga Buduçnost Podgorica./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...