Policia e arrestoi një person të dielën në Malishevë, nën dyshimin se ai e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje”, njofton policia. /Njeshi/