5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Maltë: Kapen 24kg kokainë, synim Shqipërinë

Një sasi rekord kokaine, e cila në tregun e zi do të kapte vlerën e 2.7 milionë eurove është kapur nga autoritetet doganore në Freeport të Maltës. Në total janë 24kg kokainë që janë gjetur brenda një kontejneri me gaz, që u skanua nga Njësia e Kontrollit të Doganave.

Droga u gjet në njësinë e kompresorit të ftohësit. Më i bujshëm është fakti se kontejneri kishte destinacion Shqipërinë, ndërsa ishte nisur nga Amerika Jugut.

Vetë Dogana e Maltës në një postim në Facebook ka konfirmuar se destinacioni i kokainës ishte Shqipëria, ndërsa “Malta Today” shkruan se droga do të zbarkonte në Tiranë.

“Independent”, shkruan se droga ishte e ndarë në 20 pako me peshë totale 24 kg, vlera totale e së cilës në treg ishte 2.7 milion euro.

“Operacioni i sotëm është një tjetër shfaqje e bashkëpunimit të Departamentit të Doganave, Policisë dhe autoriteteve në Freeport. Niveli i tillë i bashkëpunimit është një faktor përcaktues në krijimin e Freeport Malta si një nga portet më të sigurta në rajon,” thotë Departamenti i Doganave të Maltës.

Në vetëm 14 javë të 2019-ës, departamenti doganor në Maltë ka tejkaluar rezultatet e zbulimit të drogës, duke kapur 515.2 kg kokainë./GSh/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...