6.6 C
Pec
E enjte, 23 Mars, 2023

Man City – Bayern Munich dhe Real Madrid – Chelsea, kryendeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve

Në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Përballja kryesore pa dyshim se do të jetë ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Bayern Munichut. Ndeshja e parë luhet në Angli.

Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, Real Madridi do të ketë punë me Chelsean. Takimi i parë luhet në “Santiago Bernabeu”.

Takim tjetër interesant është edhe ajo mes dy rivalëve të Serie A, Napolit dhe Milanit.

Ndeshjet e para të dueleve çerekfinaliste do të luhen të martën dhe të mërkurën e 11 dhe 12 prillit, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen në datat 18 dhe 19 prill.

Këto janë çiftet e plota të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve:

Real Madrid – Chelsea

Inter – Benfica

Manchester City – Bayern Munich

Milan – Napoli.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...