4.5 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Manastiret e Luginës së Drinos në hartën botërore të monumenteve për 2025

Manastiret e Luginës së Drinos në Shqipëri, janë përzgjedhur për World Monuments Watch 2025, hartë botërore e monumenteve.

Në një reagim të ambasadës amerikane atje, thuhet se përzgjedhja është bërë nga 200 nominime si një nga 25 vendet që përballen me sfidat e trashëgimisë kulturore.

”Urime, Shqipëri ! Manastiret e Luginës së Drinos janë përzgjedhur për World Monuments Watch 2025, të zgjedhur nga 200 nominime si një nga 25 vendet që përballen me sfidat e trashëgimisë kulturore.

Kjo njohje nxjerr në pah rëndësinë globale të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA-së është krenare që i mbështet këto manastire të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe rigjallërimin e tyre për brezat e ardhshëm dhe komunitetet lokale”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...