20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Manchester City kërkon 77 milionë euro për Silvan

Skuadra Manchester City është duke i kërkuar afro 77 milionë euro në këmbim të mesfushorit Bernardo Silva.

Ishte Barcelona ajo që kishte shprehur interesim për ta përvetësuar futbollistin 28-vjeçar, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje.

Sipas gazetarit sportiv Ben Jacobs, Bernardo Silva është i hapur për një lëvizje, mirëpo klubet janë shumë larg sa i përket vlerësimit për të.

“Asnjë marrëveshje mes Barcelonës dhe #MCFC për Bernardo Silva. Silva është i hapur për lëvizje. Joan Laporta tha për CBS se ai është ‘një futbollist shumë i mirë’. Por klubet janë shumë larg në vlerësim. Barça do të duhet të paguajë rreth 65 milionë funte”, ka shkruar Jacobs në llogarinë e tij në Twitter./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...