15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Manchester City mposht Fulhamin, vazhdon garën për titullin e kampionit

Manchester City e ka marrë pozitën e parë përkohësisht në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola të shtunën ka arritur fitore me rezultat 4:0, ndaj Fulhamit në ndeshjen që i ka takuar xhiros së 37-të në Premier League.

Për 1:0, realizoi Joshko Gvardiol në minutën e 13-të pas një asistimi të Kevin De Bruynes.

Anglezi Phil Poden e shënoi golin e dytë në minutën e 59-të, ndërsa golin e tretë në ndeshje e shënoi përsëri kroati Joshko Gvardiol në minutën e 71-të. Julian Alvarez e realizoi golin e fundit në ndeshje nga penalltia në minutën e 97-të.

Te Fulhami sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja u paraqit nga minuta e 67-të e ndeshjes.

Me fitore, City është në vendin e parë me 85 pikë pas 36 ndeshjeve. Arsenali të dielën luan kundër Manchester Unitedit dhe është në pozitën e dytë me 83 pikë dhe me po aq ndeshje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...