Manchester City ka shënuar fitore në udhëtim te Bournemouth me rezultat 1-0 dhe ka marr kreun e klasifikimit në Kampionatin Anglez.
Citizens shënuan fitore shumë të rëndësishme në garën për titull të Premier League-s.
Riyad Mahrez shënoi golin e vetëm kur po luhej minuta e 55 pas asistimit nga David Silva.
Në krye të tabelës City ka 71 pikë, dy më tepër se Liverpooli që ka një ndeshje më pak. Kurse Bournemouthi në vendin e 12 ka 34 pikë.
]]>