22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Manchester United synon ta përforcojë mesfushën me top yllin e PSG-së

Manchester United ka identifikuar një tjetër lojtar teksa po vazhdojnë kërkimet në tregun e transferimeve në kërkim të një mesfushori.

“Djajtë e Kuq” pritet që të bëjnë disa blerje këtë verë pasi Sir Jim Ratcliffe dhe ekipi i tij do të synojnë të përmirësojnë performancën e ekipit pas një sezoni zhgënjyes.

Ata i kanë dhënë prioritet katër pozitave këtë verë – një mbrojtës krahu, qendërmbrojtës, mesfushor dhe sulmues, sipas Fabrizio Romanos.

Casemiro duket se mund të largohet në drejtim të Arabisë Saudite, ndërsa edhe Christian Eriksen ka gjasa të largohet po ashtu, duke krijuar hapësirë për një mesfushor të ri.United ka dërguar skautë për të përcjellur mesfushorin e Benficës, Joao Neves, në disa raste sezonin e kaluar.

Tani është raportuar se United janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e PSG-së, Manuel Ugarte.

Ugarte i cili ka bërë 42 paraqitje në të gjitha garat për klubin dhe kombëtaren sezonin e kaluar, mendohet të jetë në listën e lojtarëve që klubi anglez po i përcjell. Reprezentuesi uruguaian ishte në mesin e lojtarëve më të kërkuar verën e kaluar pas një sezoni fantastik me Sporting Lisbonën.

Një numër i madh klubesh kanë shprehur interesim për të, duke përfshirë edhe Chelsean, por PSG thuhet se po presin një ofertë të madhe për ta shitur mesfushorin që e transferuan për 51 milionë euro./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...