Eurodeputeti Lukas Mandl ka mbajtur një diskutim me studentë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për integrimin evropian, sfidat dhe perspektiven e Kosovës.
Ai iu përgjigj pyetjeve të studentëve për rolin e Kosovës në botën demokratike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Sipas Mandl, në kohen kur demokracitë po përballen me sfida të reja, është shumë i rëndësishëm thellimi i fjalës se lirë dhe angazhimi i qytetarëve për të ruajtur një shoqëri demokratike.
“Liria e shprehjes duhet të mbrohet 100%. Por, kjo nuk mjafton nëse ajo mbrojtje nuk shoqërohet edhe me një përpjekje reale për të dëgjuar zërat që nuk janë gjithmonë më të zhurmshmit. Si mund të sigurohemi që edhe zërat më të qetë, ata më reflektivë, të jenë të pranishëm në debatet tona publike?”. Do të thoja lidershipi politik duhet të dëgjoj zërat që nuk bëjnë shumë zhurmë, të cilët shpesh janë më të efektshëm”, tha Mandl.
Eurodeputeti shtoi se, një udhëheqje e mirë buron nga thelbi i vetë demokracisë, kurse një sistem që jo vetëm mbështetet në lirinë e shprehjes, por edhe në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.
Mandl ndërlidhi demokracinë me angazhimin qytetar. “Nëse qytetarët nuk angazhohen vetë, shteti nuk mund t’i detyrojë. Dhe nëse do ta bënte, atëherë nuk do të ishte më demokraci. Në një epokë kur besimi tek institucionet shpesh tronditet dhe zërat ekstremë fitojnë hapësirë disproporcionale, ky mesazh është një thirrje për kthim te thelbi i demokracisë — dialogu, reflektimi dhe pjesëmarrja”, shtoi Mandl./Njeshi/