23 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Manipulimet e Përparim Ramës me tender: Si u lidh kontrata 12 milionëshe dhe kush u punësua? (DOKUMENTE)

Komuna e Prishtinës në qershor të vitit 2023 ka lidhur kontratë trevjeçare në vlerë prej 12 milionë euro me një kompani të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” – SHAK, për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit. Bartëse e konzorciumit është kompania e arkitektit Astrit Nixha, “ANARCH” SH.P.K. Ndërsa, anëtare e konzorciumit është edhe kompania Ardi CC L.L.C. Demokracia.com ka gjetur fakte të reja që çojnë në dyshime për manipulime të tenderit vetëm që këto dy kompani, që më pas figurojnë si aksionarë të “SHAK”, ta fitojnë tenderin e Komunës së Prishtinës.

Tenderi ishte vlerësuar në dy faza, në aspektin teknik dhe atë financiar. Meqë “SHAK” kishte ofruar çmime jashtëzakonisht të larta në krahasim me ofertat e tjera, Komuna e Prishtinës kishte bërë vlerësim maksimal në vlerësimin e dokumentacioneve, kontratave dhe stafit. Ofertimi për stafin profesional ishte vlerësuar më 30 pikë ose më së shumti. Sipas dëshmive të siguruara nga Demokracia.com, ekziston dyshimi se pjesa më e madhe e stafit prej rreth 30 punëtorëve ka qenë fiktive vetëm që kompania ta plotësojë këtë kriter. Të paktën kështu dëshmojnë të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës – ATK, të cilat vërtetojnë se Nixha nuk i ka paguar punëtorët më të cilët figuron që ka lidhur kontratë në emër të SHAK me ta.

“Kontratë mbi bashkëpunimin afarist për punët e përbashkëta në punën e konsulencës dhe inxhinierisë”. Kështu quhet titulli i kontratës që Astrit Nixha e ka lidhur me arkitektë të ndryshëm në gusht të vitit 2022, të cilët më pas i ka paraqitur në ofertën tenderuese. “Kontrata lidhet në mes të Grupit të Operatorëve Ekonomik, në përbërje: Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara “Anarch”, me selinë afariste në adresën në Prishtinë, rr. UÇK 46/10, si lider i Grupit dhe Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara “Ardi CC”, me selinë afariste në adresën në Prishtinë, rr. UÇK 15, si anëtar i Grupit që do të veprojë si Konzorcium me emrin Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, tash e tutje me akronimin Sh.A.K. si punëdhënës, këtu e tutje përfaqësuar nga Projektmenaxheri i Sh.A.K. Astrit Nixha”, thuhet në kontratat që Nixha kishte lidhur me punëtorët si punëdhënës.

Demokracia.com ka raportuar se kompania e tij “SHAK”, në vitin e kaluar në një periudhë vetëm prej rreth 2 muajve ishte paguar nga Komuna e Prishtinës në një vlerë prej rreth 1.5 milionë euro.

Ndryshe nga punëtorët e tij që nuk figurojnë në listat e ATK-së në asnjë muaj si të paguar, vetë Nixha figuron aty se po merr pagë në baza mujore.

Astrit Nixha ka pozitën në këtë kontratë si menaxher i projektit. Sipas të dhënave të ATK-së që ka siguruar Demokracia.com, ai nga SHAK merr pagë që nga muaji gusht i vitit 2023. Ndonëse kompania e tij vetëm në vitin e kaluar ka marrë mbi 2 milionë euro nga Komuna e Prishtinës, Nixha në “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” merr pagë sekondare, ndërsa te kompania “Anarch” SHPK merr pagë primare. Pra, ai me pagë sekondare po i “vjelë” milionat nga Komuna e Prishtinës.

 

 



“Sa punëtorë ka të angazhuar aktualisht SHAK, cilët janë ata (emrat dhe mbiemrat) dhe pozitat e tyre?”. Kjo ka qenë pyetja, e cila i është drejtuar kompanisë “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” nga Demokracia.com më 15 maj, por deri në publikimin e këtij artikulli, ky operator privat nuk ka kthyer përgjigje.

Po ashtu, Demokracia.com i është drejtuar përseri dje me disa pyetje SHAK-ut, konkretisht Astrit Nixhës: “Kemi parë se mbi 20 punëtorë nuk janë paguar asnjëherë nga SHAK, rrjedhimisht të njëjtit nuk figurojnë në ATK, pos jush – punë sekondare. A mund të na thoni diçka lidhur me këtë?”. Nixha sërish nuk është përgjigjur.

Më poshtë mund të shihni stafin me të cilët ka lidhur kontratë Astrit Nixha në vitin 2022 për tenderin “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”. Po ashtu, aty mund të shihni edhe të dhënat e siguruara për një pjesë të madhe të këtyre punëtorëve nga ATK-ja, të cilët nuk figurojnë në këtë institucion si punëtorë të “SHAK”, por janë të angazhuar në kompani të tjera private.

Dastid Ferati është paraqitur si staf ‘Inxhinier Dipl. Arkitekturës me 5 vjet përvojë’. Në dokumentet që është lejuar qasje nga Komuna e Prishtinës për Demokracia.com, nuk figuron kontrata e SHAK me këtë person. Megjithëkëtë, sipas të dhënave në ATK, tregohet se ai nuk ka marrë asnjë pagë nga SHAK. Pagat e fundit që ka marrë janë të kompanisë “Izomit”.


Mithat Etemi është Inxhinier Dipl. Arkitekturës me 5 vjet përvojë. Ky person merr pagë vetëm nga TEB dhe nuk figuron të ketë marrë ndonjë pagë nga SHAK. Meqenëse ATK-ja tregon pagat e marra nga 1 janari 2023 deri më tani, Etemi figuron si punëtor vetëm nga dhjetori i vitit të kaluar kur është punësuar në bankë.



Fisnik Zherka është Inxhinier Dipl. Arkitekturës me 5 vjet përvojë. Demokracia.com nuk ka mundur të gjejë të dhëna për të në ATK.


Gent Hasimja është Inxhinier Dipl. Arkitekturës me 5 vjet përvojë. Nuk kemi mundur të sigurojmë të dhëna për të nga ATK-ja. Po ashtu, në dokumentet e ofruara nga komuna për Demokracia.com, nuk figuron asnjë kontratë e lidhur me të.

Gjon Radovani, menaxher i vlerësimit. Ky është nga Shqipëria dhe nuk kemi mundur të gjejmë të dhëna për të në Administratën Tatimore të Kosovës.

Armend Vokshi është Menaxher i Planifikimit Hapësinor nga Shqipëria. As për këtë nuk kemi mundur të sigurojmë ndonjë të dhënë nga ATK-ja.


Yll Koshi është Menaxher i Sektorit të Informacionit Gjeografik. Nuk i është bërë asnjë pagesë nga SHAK.



Agron Koqinaj është Inxhinier Dipl. Arkitekturës me 5 vjet përvojë. As ky nuk është i deklaruar në ATK si punëtor i SHAK, por si i punësuar tek kompania “Xharra”.


Marjan Ivezaj është Inxhinier i Dipl. Arkitekturës/Urbanist me 10 vjet përvojë. Nuk figuron si i punësuar te Nixha, por në një kolegj privat.



Valentin Junçaj është Inxhinier Dipl.Arkitekturës/Urbanist me 10 vjet përvojë. Sipas të dhënave të ATK-së, as ky nuk ka marrë para nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës, ndonëse është paraqitur si staf.



Freskim Sylejmani është Inxh. Arkitekturës, BIM Specialist, 10 vjet. As ky nuk figuron të ketë marrë ndonjë pagë nga SHAK. Figuron si punëtor i “Archi Edu” shpk, kompani kjo në pronësi të tij.


Bledion Baraliu, arkitekt ose teknik përpunues, me 5 vjet përvojë. Edhe ky figuron si punëtor në të tjera kompani, por jo në të Nixhës.


Diellëza Zogaj është arkitekte ose teknike përpunuese, me 5 vjet përvojë. Edhe kjo në dy vitet e fundit ka marrë vetëm një pagë nga kompania “Archi Edu” në dhjetor të vitit 2023.


Agron Suka është arkitekt ose teknik përpunues, me 5 vjet përvojë. Nga të dhënat e ATK-së, nga 1 janari 2023, ky nëpërmjet ATK-së ka marrë vetëm tri paga, të cilat nuk janë nga kompania e Nixhës.


Arber Muçaj është Menaxher i Kontrollit të Ndërtimeve. Nuk kemi mundur të gjejmë të dhëna për të në ATK.

Elda Maçi Vorpsi është Menaxhere e Sektorit të Informacionit Gjeografik. Kjo është nga Shqiperia dhe nuk kemi mundur të sigurojmë të dhëna nga ATK- ja për të.

Fiona Uka është arkitekte ose teknike përpunuese, me 5 vjet përvojë. Nuk kemi mundur të gjejmë të dhëna nga ATK-ja për të. Po ashtu, nuk figuron as kontrata e lidhur mes saj e SHAK, por figuron te lista stafit.

Vjollca Pacolli është arkitekte ose teknike përpunuese, me 5 vjet përvojë. Pacolli nuk është e regjistruar në ATK të paktën nga 1 janari 2023, deri në maj 2024.

Artur Dado është Inxhinier dipl. makinerisë, 10 vjet përvojë. Ky është nga Shqipëria. Nuk kemi mundur të sigurojmë të dhëna për të nga ATK-ja.

Pajazit Xhoni është inxhinier dipl.makinerisë, 10 vjet përvojë. Bazuar në të dhëna e ATK-së, as ky nuk është punëtor i SHAK, anipse ka lidhur kontratë me të.

Gani Latifi është inxhinier i dipl. elektroteknikës, me 10 vjet përvojë. Demokracia.com nuk ka mundur të sigurojë të dhëna për të nga ATK-ja. Por, është interesant se ky në ofertën e dokumentacioneve të tij ka paraqitur të dhëna në kundërshtim me kërkesat e ligjit. Të gjitha dokumentet i ka në emrin e tij, edhe diplomën e kërkuar, por nostrifikimi i diplomës që është bërë me noterizim është bërë në emrin e bashkëshortes së tij.


Lulezim Orana është Inxhinier dipl. elektroteknikës, me 10 vjet përvojë. Nuk kemi mundur të sigurojmë të dhëna nga ATK-ja për këtë person.

Driton Kryeziu është Inxh. ndërtimi – drejtimi konstruktiv, me 10 vjet përvojë. Demokracia.com ka parë se ky person nuk është i deklaruar në ATK nga asnjë punëdhënës, të paktën jo në dy vitet e fundit.

Armend Mujaj është Inxh.ndërtimi – drejtimi konstruktiv, 10 vjet përvojë. Sipas të dhënave të ATK-së as ky nuk figuron punëtor i Astrit Nixhës, por merr pagë nga thesari i shtetit i angazhuar si mësimdhënës në UP dhe në një vend tjetër privat.


Burim Dula është Inxhinier i dipl. ndërtimtarisë – drejtimi hidroteknik, 10 vjet përvojë. As ky nuk është i deklaruar si punëtor nga SHAK, por si punëtor në ministri dhe një kompani private.


Avni Dervishi është inxhinier i dipl. ndërtimtarisë – drejtimi hidroteknik, 10 vjet përvojë. Ky është nga Shqipëria dhe nuk kemi mundur të sigurojmë të dhëna nga ATK për të.

Andi Shameti është Inxhinier dipl. për GIS, me 10 vjet përvojë. Edhe ky është nga Shqipëria. Demokracia.com ka parë se nuk është i paraqitur në ATK.

Besmir Veselaj është Inxhinier dipl. gjeodezisë, 10 vjet përvojë. Të dhënat e ATK-së tregojnë se edhe ky është i deklaruar në kompani të tjera private, por jo te “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”.


Myzafer Mustafa është inxhinier ose teknik i gjeodezisë, 5 vjet përvojë. Edhe ky është i angazhuar në kompani të tjera private dhe jo te kontraktori i Komunës së Prishtinës, anipse ka kontratë me ta.


Lutfi Kodra është inxhinier ose teknik i gjeodezisë, me 5 vjet përvojë. As ky nuk është i deklaruar si punëtor i SHAK.

Fadil Shehu është inxhinier ose teknik i gjeodezisë, me 5 vjet përvojë. Nuk ka të dhëna në ATK për të.

Bajram Latifi është inxhinier i komunikacionit, me 5 vjet përvojë. Nuk kemi mundur të sigurojmë të dhëna për të.

Bledar Pulaj është inxhinier i ambientit ose ekuivalent, me 5 vjet përvojë. As ky nuk është i angazhuar në SHAK, por në UP dhe në një tjetër kompani private.

Hana Zeka është Inxhiniere e Mbrojtjes në punë ose ekuivalent. Të dhënat e saj në ATK tregojnë se nuk është paguar asnjëherë deri më sot nga SHAK.


Fidan Bilalli është Inxhinier dipl. gjeologjisë, me 10 vjet përvojë. Të dhënat e tij në ATK tregojnë se nuk është paguar asnjëherë deri më sot nga SHAK.

Blendi Parashumti është Inxhinier i komunikacionit, 5 vjet përvojë. Nuk kemi mundur të sigurojmë të dhëna për të.

Bajram Latifi është Inxhinier i Komunikacionit, 5 vjet përvojë. Nuk kemi mundur të sigurojmë të dhëna për të.

Melinda Pacolli është Inxhiniere e Teknologjisë Informative, 10 vjet përvojë. Deklarimet e saj në ATK tregojnë se ajo është e angazhuar në një kolegj privat.

Nail Reshidi është ekonomist i diplomuar, 10 vjet përvojë. Nuk kemi mundur të sigurojmë dhëna për të.

Dardan Fejzullahi është Programer i Teknologjisë Informative, 5 vjet përvojë. Të dhënat e ATK-së tregojnë se ai nuk është i angazhuar nga SHAK.

Mensur Zeneli është Programer i Teknologjisë Informative, 5 vjet përvojë. Ky ka kontratë me nënkontraktorin e SHAK, kompaninë “Asseco”. Te kjo kompani figuron si punëtor në vitin e kaluar, në shkurt, mars e prill figuron se ka marrë pagë nga një kompani tjetër private.

Donjeta Mulaj është Programere e Teknologjisë Informative, 5 vjet përvojë. Ajo figuron se po merr pagë nga “Asecco”, nënkontraktori i SHAK, por nuk dihet se a po paguhet për shërbimet komunale apo private të kompanisë “Asseco”.

Isah Bllaca është Programer i Teknologjisë Informative, 5 vjet përvojë. Ky figuron se po merr pagë nga “Asecco”, nënkontraktori i SHAK, por as ky nuk dihet se a po paguhet për shërbimet komunale apo private të kompanisë “Asseco”.

Atdhe Gashi, Programer i Teknologjisë Informative, me 5 vjet përvojë. Të dhënat e ATK-së tregojnë se ky është punëtor në IPKO.


Arben Damoni është Udhëheqësi i Sektorit të Programimit dhe TI. Ky ka lidhur kontratë me nënkontraktorin e SHAK “ASSECO SE”. As ky nuk figuron që ka marrë pagë. Madje, nuk figuron se ka punuar diku në vitin 2024.


Demokracia.com ka publikuar të dhënat e tyre të ATK-së për shkak se bëhet fjalë për interes të lartë publik. Meqenëse ata janë të paraqitur si punëtorë që do të punojnë në Komunën e Prishtinës, ne i kemi fshehur të dhënat e tyre personale. Punësimi në një kompani, bie fjala, si ato që figurojnë në ATK, nuk është e dhënë personale për shkak se punësimet e njëjta janë të paraqitura edhe në CV-të e tyre në ofertën që ka bërë SHAK për Komunën e Prishtinës.

Demokracia.com ka bërë disa raportime lidhur me tenderin “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...