23.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

​Maqedonci: Bashkëpunimi me Gjermaninë ka rëndësi për zhvillimin e ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut gjerman Peter Beyer me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në fushën e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në takim u bisedua edhe mbi zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në vitet e fundit në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të ushtrisë.

“Kërkova që asistenca dhe partneriteti me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO-s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon”, ka shkruar ministri Maqedonci në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...