5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Maqedonci dhe Osmani në Kazermën “Adem Jashari”: UÇK-në nuk e përbënë vetëm burrat, në rradhët e kësaj ushtrie ishin edhe gratë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci janë parë bashkë me Presidenten Vjosa Osmani në ambientet e Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Nga këtu ministri dhe presidentja uruan festën e 8 marsit për gratë që punojnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci këtë festë e ndërlidhi me me qëndresën tonë për liri, demonstratat e 81-tës e Epopejën e UÇK-së, duke shprehur mirënjohje për gratë që kontribuan për lirinë e vendit.

Ai tutje tha se UÇK-ja nuk ka qenë e përbërë vetëm nga burrat, por edhe gratë e shumta që shërbyen për lirinë e vendit, gjithashtu ai theksoi se sot Kosova komandaten Supreme e ka grua, duke i’u referuar Presidentes Osmani.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me shkëlqesinë e saj, Presidenten Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, dhe ushtaraket e zyrtaret e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së shënuam 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas që përkujton përpjekjet e vazhdueshme të shoqërisë për barazi gjinore por dhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht.

Ky muaj për kombin shqiptar ndërlidhet me qëndresën tonë për liri, demonstratat e 81-tës e Epopejën e UÇK-së. Në secilën etapë të rrugëtimit të popullit tonë për pavarësi kontribut të paçmim kanë dhënë gratë e këtij vendi.

Në kohë lufte ishin pikërisht gratë ato që dëshmuan se rolet gjinore të paracaktuara janë të pakuptimta, se kur bëhet fjalë për atdheun zhduken të gjitha kufizimet gjinore, atdhedashuria bëhet forca e vetme shtyese për t’i bërë ballë gjithçkaje.

Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ku ka fillet Forca e Sigurisë së Kosovës nuk e përbënin vetëm burrat, në rradhët e kësaj ushtrie ishin edhe gratë, të cilat iu bashkuan fronteve të luftës si ushtare, por dhe si mjeke e infermiere.

Xhevë Lladrovci, Myrvete Maksutaj, Hyrë Emini, Yllka Domi, janë vetëm disa nga gratë dëshmore që luftuan me të njejtën forcë e vullnet deri në momentin e fundit të jetës së tyre. Përkrah ushtarëve të tjerë treguan këmbëngulje e guxim të pashembullt.

Sot e përjetësisht duhet ta njohim kontributin e grave që nuk janë më dhe të luftojmë bashkë me gratë për më shumë të drejta.

Është pikërisht shembulli i këtyre grave që të bën të kuptosh se gratë e burrat vërtetë nuk janë të njejtë por janë të barabartë. Këtë e dëshmoni dhe secila prej jush që sot bartni uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Barra shumë të mëdha u janë lënë grave. Jo vetëm që gratë e kanë emancipuar veten por prej tyre pritet edhe emancipimi i shoqërisë.

Beteja për barazi shoqërore nënkupton dhe barazinë gjinore, është betejë nga më të vështirat, e në këtë duhet të kontribuojmë së bashku, gra e burra, që të mund të fitojmë harmoninë shoqërore.

Teksa shoh gra të uniformuara dhe që Komandante Supreme të FSK-së kemi po një grua, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, e di se jemi në rrugë të drejtë të shtetndërtimit bazuar në vlera, e të krijimit të një ambienti të sigurt për çdo shtresë të shoqërisë e për çdo pjesëtar të komunitetit.

Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që përtej përqindjes së pjesëmarrjes të garantoj ngritje profesionale për secilin pjesëtar të FSK-së, qoftë grua apo burrë. Implementimi i politikave demokratike të bazuara në meritokraci dhe mbikqyrjen civile kanë për qëllim të përkrahin avancimin akademik e profesional të gruas në ushtri ashtu që kurrë të mos diskriminohen.

Vetëm duke punuar të gjithë së bashku mund të përmbushim objektivat tona për shtet të sigurt, shtet të së drejtës e barazisë.

Urime edhe një herë 8 marsi. Qoftë marsi i vitit tjetër datë kur do të festojmë shumë suksese./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...