22.6 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Maqedonci: FSK e gatshme për stërvitje me britanikët

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfundua trajnimin e përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit para dislokimit në Belize, stërvitje që realizohet në bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Maqedonci në një postim në Facebook, FSK-ja është një forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me partnerët tanë strategjik, shtetet anëtare të NATO-s.

“Forcat tona përfundojnë trajnimin e përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit para dislokimit në Belize, stërvitje që realizohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar. FSK, Forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me partnerët tanë strategjik, shtetet anëtare të NATO-s. FSK, Krenaria jonë!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...