4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Maqedonci: FSK-ja është angazhuar në patrullim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike për ti mbrojtur nga çfarëdo rreziku

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se FSK-ja është angazhuar në patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo po bëhet për t’i mbrojtur pikat kyçe nga çfarëdo rreziku dhe nga çdo forcë armiqësore ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Këtë ai e tha derisa ka shpërndarë fotografi të vizitës së tij bashkë me kryeministrin Albin Kurti në pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura përgjatë kanalit të ujit në regjionet e Obiliqt dhe Vushtrrisë, për të biseduar me pjesëtarët e forcës të angazhuar në to.

“Këto detyra të FSK-së rrjedhin nga vendimet e marra në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë, për angazhimin e Forcës në mbështetje të autoriteteve civile. Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë zhvilluar procese të planifikimit për angazhimin e njësive në pika kyçe të infrastrukturës kritike fizike në Kosovë”.

“Institucionet e sigurisë e Republikës së Kosovës, janë në koordinim ndërinstitucional të plotë dhe të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur nevojave të mbrojtjes së shtetit dhe qytetarëve tanë si dhe sfidave të ambientit të sigurisë. Pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, Forca e Sigurisë së Kosovës ka shtuar angazhimin e saj në përgjigje të përmbushjese së misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe në mbështetje të autoriteteve civile”, ka thënë Maqedonci./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...