8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Maqedonci me delegacionin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së: Zhvilluam konsultime bilaterale

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sot ka pritur në takim delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maqedonci theksoi se në takim u dakorduan për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale.

“Së bashku me Gjenerallejtënant Jasharin si dhe zyrtarë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së pritëm delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve me të cilët zhvilluam konsultimet bilaterale të mbrojtjes”, shkroi Maqedonci.

“Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...