4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Maqedonci: Me Radoiçiqin e lirë nuk përjashtohen sulme të reja

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se për sa kohë kryeterroristi Millan Radoiçiq mbetet i lirë, nuk përjashtohen edhe sulme të reja ndaj vendit.

Por, Maqedonci siguron se Forca e Sigurisë, mbron territorin dhe qytetarët e Kosovës.

‘’Përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij vazhdon të jetë i lirë. Përderisa nuk ka një llogaridhënie nga Serbia, ne konsiderojmë që mund të ketë [sërish sulme të tilla]. Ne përgatitemi që të ballafaqohemi me çdo rrezik. Jemi të gatshëm që ta mbrojmë territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës’’, deklaroi ai.

Milan Radoiçiq, është përgjegjësi kryesor për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, në Banjskë të Zveçanit.

Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...