15.4 C
Pec
E diel, 1 Tetor, 2023

Maqedonci merr mbështetje nga ambasadori turk për ngritjen e kapacitete të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonici, ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në këtë takim siç ka njoftuar ministri është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në fushën e mbrojtjes.

“Implementimi i planit bilateral, thellimi i bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, shkollimi i kuadrove të reja të ushtarakëve, ishin disa nga pikat kyçe të diskutimit”, ka shkruar ai.

Ndërsa, ambasadori turk, theksoi përkushtimin e Turqisë në ofrimin e mbështetjes për FSK-në.

“Ambasadori Angili shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën që pjesëtarët e FSK-së kanë ofruar gjatë misionit të kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Turqi. Gjithashtu ambasadori theksoi se Turqia mbetet e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së në aspektin e kuadrove dhe armatimit”, ka shkruar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...