Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se procesi për emërimin e Gafurr Dugollit si sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes është ndjekur sipas procedurave të rregullta, duke u bazuar në rezultatet e kandidatëve dhe jo në lidhjet familjare.
Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollit, u emërua në këtë pozitë pasi përmbushi kriteret e kërkuara, sipas Maqedoncit. Ministria ka shtuar se përzgjedhja është bërë duke u fokusuar në procesin e konkursit, jo në mbiemrat e kandidatëve
“Unë besoj që do të vazhdonte njëjtë. Nuk ka qenë çështje e emrit e as mbiemrit. Edhe kur është përzgjedhur edhe kur është pyetur. Unë i shoh proceset nuk i shoh emrat. Normalist secili mund të jetë vëlla i dikujt. Dhe secili mund të jetë në një pozitë në institucione. Gafurri ka qenë pjese e TMK-së edhe Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka qenë e ndërlidhur asgjë me emrin e Enver Dugollit. Vlerësojë që nuk mund të ia mohoj vëllau, vëllaut aplikim apo konkurrojë në një pozitë”, ka thënë Maqedonci
Maqedonci ka treguar për hapat që ndërmori për të ruajtur ligjshmërinë e procesit, duke kërkuar pezullimin e emërimit derisa të sqarohej çështja e ankesave, por se nuk mori përgjigje nga Qeveria.
“Kam pranuar një raport (nga burimet njerëzore të MM) që ka sugjeruar që është një proces i rregull, që njëri nga kandidatët, më saktësisht sekretari Dugolli ka marrë piktë e mjaftueshme për të qenë sekretar i Përgjithshëm i MM. Më pas, më 18 shtator nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, kam pranuar një njoftim, ku jam njoftuar se janë edhe dy ankesa në proces që nuk janë shqyrtuar. Dhe menjëherë kam marrë masa për të ruajtur ligjshmërinë e procesit. Dhe kam dërguar një kërkesë për anulimin e vendimit për emërimin e Gafurr Dugollit. Kam kërkuar shkarkimin duke iu referuar njoftimit që kam marr nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës. Më pas më datën 23 kemi pranuar një njoftim nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, që dy ankesat kanë qenë të pasafatshme, pra i ka hedhur poshtë ankesat dhe si i tillë procesi ka vazhduar të mbete i tillë siç ka qenë”, ka shtuar Maqedonci. /Njeshi/