2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Maqedonci: Rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit, është kthyer në burim frymëzimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kujtuar luftën dhe sakrificën e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se rezistenca dhe lufta e kësaj familje heroike është kthyer në burim frymëzimi për të gjithë luftëtarët e UÇK-së në luftën e tyre për liri, duke u trashëguar deri te ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionin e tyre për ta ruajtur këtë liri.

“26 vjet përpjekje për ta kultivuar luftën e drejtë për liri dhe për ta frymëzuar me të luftën për shtetndërtim. 26 vjet Epope e UÇK-së: 26 vjet lavdi!”, ka shkruar ministri.

Ai tutje ka kujtuar mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998, kur shumë rrugë dhe zona të Kosovës ishin vërshuar nga forca të shtuara policore dhe ushtarake të Serbisë.

“Një natë më parë, në shumë ndërtesa në Prishtinë por dhe në lokacione tjera nëpër Kosovë, ishin vendosur snajperistë dhe patrulla të shtuara të policisë serbe. E gjithë kjo për të realizuar një operacion të gjerë policor dhe ushtarak kundër një familje, kundër një kompleksi shtëpish, në fshatin Prekaz, aty ku pushka e lirisë së bashku me këngët e kushtrimit, po jehonin ndër vite, pa pyetur për frikën dhe forcën me të cilën po ballafaqoheshej Kosova”.

“Shaban Jashari me të bijtë Ademin e Hamzën dhe anëtarët e tjerë të familjes, në mëngjesin e 5 marsit, e nisën luftën duke dhënë shembullin e një rezistence totale, deri në frymën e fundit: për lirinë e Kosovës. Gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998, qielli mbi Prekaz do të nxihej për tre ditë rresht nga tymi i pa numër i predhave të hedhura mbi luftëtarët e lirisë dhe mbi shtëpitë e Prekazit. Qëndresa e armatosur tre ditore dhe lufta heroike e familjes Jashari në Prekaz, do tu jepte atyre tre ditëve epitetin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar Maqedonci. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...