20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Maqedonci: UÇK dhe familja Jashari ndriçuan rrugën drejt lirisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot së bashku me komandantin e FSK-së, Bekim Jasharin kanë bërë homazhe në nderim të familjes Jashari dhe të rënëve tjerë.

Maqedonci ka shkruar në Facebook se oshte UÇK-ja e Jasharajt ata që na bënë bashkë dhe ndriçuan rrugën drejt lirisë.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, bëmë homazhe në nderim të familjes Jashari dhe gjithë të rënëve dhe më pas ishim në kullë, ku na priti baca, Rifat Jashari.

Për të arritur te liria duhej të ishim bashkë të gjithë por përveçse të bashkuar duhej një fanar që të na ndriqojë rrugën. Ishte UÇK-ja, ishin Jasharajt ata që na bënë bashkë dhe na ndriquan rrugën duke na prirë përpara drejt luftës çlirimtare, rrjedhimisht drejt lirisë.

Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë.

Lavdi dhe nderime për të rënët!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...