16.1 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Maqedonci vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, pritet nënshkrimi i një marrëveshje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nga sot deri me 17 maj do të jetë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një postim të bërë, Ministri Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të ketë takim me homologun e tij, Leo Docherty ku dhe do të nënshkruajnë një marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Po ashtu, Maqedonci do të ketë takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

Postimi i Ministrit:

Nga data 15 deri më 17 maj, do të jem për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë vizitës do të kem takim zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar me Ministrin e Forcave të Armatosura, z. Leo Docherty me të cilin do të nënshkruajmë edhe Marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Po ashtu do të kem takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

Do të vizitoj Ambasadën e Kosovës ku do të kem takim me bashkëatdhetarët tanë si dhe do të vizitoj kontingjentin e FSK-së që po zhvillon trajnim për trupat ukrainase në kuadër të operacionit Interflex./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...