11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

MAQEDONI VERIORE: Shkrihet Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Mbeten të thella dallimet në BDI sa i përket shkrirjes së Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshje së Ohrit në ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore Hazbi Lika vazhdon të kërkojë bashkëpunim sa i përket shkrirjes së sekretariatit, duke shtuar se nuk është i njoftuar kur BDI ka marrë një vendim të tillë.

Ai pranoi se shkrirja është pjesë e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, por duke mos harruar të potencoj se MO-ja ishte e paraparë të zbatohej që në vitin 2004.

Lika këto komente i bëri derisa propozim-ligji për shkrirjen e sekretariatit kaloi filtrin e parë në Kuvend. /Njeshi&AlsatM/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...