10.2 C
Pec
E diel, 3 Dhjetor, 2023

Maqedonia e Veriut: Vrasja e policit në Kosovë, tentativë për të nxitur konflikt

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar pas zhvillimeve në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se janë të të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese në veri të Kosovës ndaj policisë dhe shtetit por edhe të rajonit.

Sipas tij, sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj forcave policore të Kosovës që la të vrarë efektivin Afrim Bunjaku dhe plagosi të tjerë në veri të Kosovës. Apeloj për kujdes dhe maturi, arrestim të menjëhershëm të vrasësve, stabilizim të situatës, vendosmëri në rikthimin e rendit dhe ligjit dhe koordinim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku dhe uroj shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...