16.7 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

“Marca” tregon datën e zyrtarizimit të Mbappes te Real Madridi

Tashmë është caktuar data se kur do të bëhët zyrtarizimi i transferimit të Kylian Mbappe tek Real Madridi, teksa futbollisti francez po bëhet gati për aventurën e tij të re pas largimit nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Mbappe do të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit të hënën më datë 3 qershor.

Francezi pritet që të mbërrijë në Spanjë javën e ardhshme për të nënshkruar kontratën me ‘Los Blancos’ para se të prezantohet zyrtarisht sipas stilit të tyre tradicional përballë gazetarëve dhe tifozëve.

Mbappes do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë pasi kontrata e tij në ‘Parc des Princes’ do të skadojë në qershor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...