Marina mbretërore e Britanisë së Madhe ka kryer stërvitje futuristike, ku ushtarët e saj janë parë duke fluturuar nga një anije në tjetrën me pajisjet e veçanta që ngjanin me ato të filmit “Iron Man”.

“Kostumi fluturues” që është prodhuar nga kompania britanike Gravity Industries, shfaq marinarët britanikë duke përdorur këto pajisje për të fluturuar nga një anije në tjetër derisa ato ishin duke lëvizur.

Këto stërvitje kanë zgjatur tre ditë në të cilat kanë marrë pjesë edhe 42 komando të marinës mbretërore – ku shqyrtuan të gjitha mundësitë për një ndërhyrje të befasishme në anijet e armikut – duke simuluar çdo situatë të mundshme.

E sipas një anëtari të forcave speciale amerikane, ky ushtrim është një prej më të rrezikshmëve që kërkon precizitet dhe përkushtim tejet të madh.